Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e gjyqtarit Guximtar Boçi për t’u rikthyer në detyrë pas shkarkimit disa muaj më parë.
Boçi u shkarkua nga detyra duke qenë edhe kreu i Gjykatës së Gjirokastrës pas një skandali të denoncuar në emisionin “Stop”
Gazetarja e ABC News Glidona Daci raportoi më herët se në rendin e ditës së KLGJ është parashikuar si pikë kryesore shqyrtimi i kërkesës së gjyqtari të Gjirokastrës Guximtar Boçi, se ka shpërdoruar detyrën për shkak të lidhjeve jashtë martesore.
Prokuroria tha se nuk ka fakte dhe prova, ndërsa ai kishte depozituar një kërkesë për rikthimin tij në detyrë. /abcnews.al