Luan Birçe, trajneri i Flamurtarit, pas ndeshjes me Skënderbeun i gëzohet lojës së mirë të skuadrës së tij, por nga ana tjetër “qan” dy pikët. Në emisionin “Gol pas Goli” ai foli për ndeshjen dhe situatën në klub, teksa thekson se shumë shpejt do të kalojnë problemet që kanë pasur.
“Bëmë gjithçka për të fituar. Krijuam raste. U shprehëm gjatë javës për të arritur fitore me Skënderbeun dhe luajtëm mirë, dhamë gjithçka. Kjo ndeshje është e hidhur prej pikëve, por edhe për mënyrën si luajtëm”.
“Në këtë situatë nuk ka qenë kurrë Flamurtari. Kjo dihet, për arsyet e ndryshme. Mendoj se gjërat do rregullohen. Nuk do vonohen. Është premtuar së shpejti, nuk do vonojë. Ka pasur një ngërç ligjor, mes bashkisë dhe presidencës”.
“Presidenti ka dashur të bëjë gjithçka nga llogaria e tij. Para pak ditësh morëm njoftimin se çështja do zgjidhet. Besoj se nuk do vonojë shumë”, u shpreh në mbyllje trajneri Luan Birçe. /abcnews.al