TIRANË- Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në emisionin“360 Gradë” në ABC News tha se Prokuroria mendon se është gjithë anëtarët e familjes, kanë marrë pjesë në vrasjen e kryefamiljarit Pëllumb Metës.
Ajo shtoi se arma me të cilën është qëlluar babai dyshohet se është blerë nga djali.
“Vrasja ka qenë e menduar nga katër anëtarët për të hequr qafe babain. Arma nuk është gjetur dhe të gjithë pretendimet e fëmijëve ka qenë se arma ka qenë ë babait në shtëpi. Në fakt ne fakt, ka dyshime se arma është marrë nga djali, është blerë apo është huazuar dhe është kryer krimi”, tha ajo.