Është bërë viral momenti kur gazetarja e CBS News Chicago, i drejtohet këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa në gjuhën shqipe.
Ajo e nisi intervistën me një përshëndetje, duke i thotë: “Përshëndetje, motra ime shqiptare”,.
Kështu vazhdon edhe më tej, duke përdorur edhe disa fjalë në shqip.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Gazetarja: Motra ime shqiptare, si je motër si kalon?
Dua Lipa: Përshëndetje!
Gazetarja: Si shkon?
Dua Lipa: Mirë faleminderit, ju si jeni?
Gazetarja: Unë jam shumë mirë. Unë jam gazetare e CBS News në Chicago dhe e praktikoj shqipen me ikona ndërkombëtare sikurse ju.
Dua Lipa: E mahnitshme. Jam shumë e lumtur që po flas me ty.
Gazetarja: Jam shumë krenare që je shqiptare. Dua të them, herën tjetër kur të jesh në Chicago do të mbledh grupin me vajzat shqiptare, do të jesh ti, unë, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Dua Lipa: Tingëllon bukur.
Gazetarja: Shumë urime!
Dua Lipa: Faleminderit shumë!/abcnews.al
View this post on Instagram