Kjo e diel shënon dhe ditën e tretë të Karnavaleve në qytetin e Shkodrës. Drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Shkodrës, Amila Gjyrezi ka ndarë detaje rreth këtij eventi për gazetaren Gerta Vasku.
Ajo ka thënë se këtë vit bashkia ka organizuar karnavalet gjithëpërfshirëse me shumë aktivitete.
Sakaq, Gjyrezi ka theksuar se duan që me këtë risi duan që Shkodra të bëhet qyteti ku festohen Karnavalet dhe të përfshihet i gjithë rajoni.
“Kjo sjell një risi krejt të re, kjo me vizionin me kryetarit të bashkisë dhe stafit të ri. Pra, të bëjmë aktivitete të tilla që janë të rëndësishme, por që të mbërrijnë në një nivel shumë të lartë. Në këtë mënyrë, Shkodra bëhet qyteti ku në këtë rast festohen Karnavalet dhe përfshihet i gjithë rajoni, jo vetëm qyteti”, u shpreh ajo./abcnews.al