Makina, skafi, gruaja dhe babai: Gjykata fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Moisi Habilajt, çfarë thuhet në vendim

schedule14:32 - 28 Tetor, 2019

schedule 14:32 - 28 Tetor, 2019

Gjykata ka zbardhur sot vendimin për dënimin me pesë vite burg të Saimir Tahirit, e cila u konvertua në 3.4 vite shërbim prove. Në vendimi, gjykata arsyeton se nuk ka prova për të vërtetuar akuzat e “grupit të strukturuar kriminal” duke mbetur vetëm tek argumentimi i akuzës për “shpërdorim detyre”, e cila sipas gjykatës ka ndodhur pasi ish-ministri kishte dijeni se vendi ishte mbushur me kanabis, por nuk ka marrë masat e nevojshme për të ndërhyrë.

Ndërkohë, gjykata ka vërtetuar disa lidhje me Tahirit dhe grupit të Habilajve, siç është rasti i shitjes së makinës, por më tepër, udhëtimi me këtë makinë i Tahirit dhe bashkëshortes së tij pas firmosjes së kontratës së shitjes tek Moisi Habilaj.

Gjykata konfirmon se është provuar udhëtimi i Tahirit dhe bashkëshortes së tij me audin me targa “AA003GB” edhe pasi makina ishte shitur tek Habilajt. Po ashtu, si provë merren edhe shërbimet që Moisi dhe Artan Habilaj ka bërë ndaj mjetit lundrues “Auras”.

Rezulton se shtetasi Moisi Habilaj është angazhuar vetë për këtë mjet në vitin 2014“, shkruan gjykata në vendimin e siguruar nga Abc Neës.

Më tej, gjykata thotë se të gjitha këto “vërtetojnë një lidhje të drejtpërdrejt dhe të qendrueshme te Saimir Tahirit dhe Moisi dhe Artan Habilajt“.

Për të argumentuar këtë, gjykata i referohet një përgjimi të telefonit të bërë mes datave 7-10 korrik 2014 të Moisi Habilajt dhe babait të Saimir Tahirit. Sipas gjykatës, përgjimet telefonike kanë konfirmuar se Moisi Habilaj dhe babai i Saimir Tahirit kanë qenë në të njëjtin vend në Itali.

Të dy ata sipas gjykatës kanë udhëtuar në të njëjtën datë dhe janë kthyer sërish bashkë në të njëjtën datë nga Itali.

Vendimi ku gjykata ben shpjegimin per lidhjen me Tahirit dhe Moisi Habilajt

Rrëzimi i akuzave për “shefin e madh” 
Gjykata thekson gjithashtu se nuk ka prova që të vërtetojnë që shefi i madh që prëmendin në përgjime vëllezërit Habilaj, nuk ka prova që “shefi i madh” të jetë Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm.

“Në lidhje me dy përgjimet telefonike mes të pandehurit në procedim të lidhur Moisi Habilaj dhe vëllezërve të tij Artan dhe Florian habilaj, ku flitet për “shefin e madh” (datë 16.10.2013 dhe 23.11.203) konstatohet se në këto dy përgjime nuk përmenden emra.

Vetëm ky fakt, në komunikimet e personave që merren në mënyrë të vazhdueshme me veprimtari të paligjshme dhe që janë në dijeni të rrezikut të ndjekjes nga autoritetet gjyqësore, në vetvete nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të konkluduar se nuk identifikohet personi apo rrethanat për të cilat flitet. Por krahas faktit që nuk përmendet ndodnjë emër, këto biseda të përgjuara nuk gjenden të vendosura në një kontekst të qartë dhe të kuptushëm në mënyrë që nga përmbajtja e tyre të nxirret/identifikohet personi për të cilin flitet.

Për më tepër nga vetë përmbjatja e bisedës së parë nuk arrihet t ëkuptohet qartë nëse bëhet fjalë për ndonjë aktivitet tjetër apo për lojrat e fatit që përmenden aty. Për pasojë, këto dy përgjime në vlerësimin e gjykatës, nuk arrijnë të mbështetin supozimin se “shefi i madh” që përmndet aty, është i pandehuri Saimir Tahiri”, thuhet në vendim.

Sa i përket përgjimeve ambientale në Itali në vitin 2014, ku Moisi Habilaj, Sabaudin Çelaj etj, përmendin emrin Saimir Tahiri bashkë me funksionin që ka pasur, gjykata veçon një bisedë të marsit 2012, ku përmendet vetëm emri “Saimir”. Nga përgjigmet e mëvondshme në janar 2017, nga Sabaudin Çelaj dhe Florian Habilaj, është përmendur po me emrin “Saimir” një person që ka kamion dhe që transporton lëndë narkotike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!