Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News foli për protestën e sotme të opozitës.
Ai u shpreh se protestat e opozitës janë dështim, ndërsa shtoi se opozita nuk ka të ardhme. Sakaq u ndal te grupi i kreut parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ku tha se nuk dihet ende se çfarë përfaqësojnë.
“Pesë ditëshin e fundit kanë artikuluar një ngjarje të jashtëzakonshme sepse e kanë të nevojshëm të testojnë veten përmes një mitingu. Deri më tani kemi një grup deputetesh dhe ka ardhur çështja të pyes se çfarë strukture politike është grupi i Bardhit? Është konjukturë që janë prezentë më media, por çfarë përfaqësojnë këta? Nuk është e vërtete se kemi një bashkim të tyre, nuk jemi në këto kushte. Opozita nuk ka të ardhme.
Për sa i përket Berishës, ai u godit para dy vitesh kur ishte deputet. U tha ‘u godit lideri i opozitës”, ky nuk ishte lider i opozitës. I vetmi zhvillim i ishte ajo që e ndau atë pro dhe anti Berishës. Kjo protestë do të kishte një vlerë të veçantë do kishte diçka ngjarje të veçantë. Dhjetorin e solli ngjarja, edhe rrëzimi i bustit. 21 janarin e solli një ngjarje. Këta thonë ‘kemi ditëlindjen më datë 20 dhe do bëjmë festë e protestë’. Kam dy vite që të njëjtat gjë dëgjoj“, u shpreh Meçe. /abcnews.al