Rusia arreston një shtetase ruso-amerikane për tradhti

schedule08:47 - 20 Shkurt, 2024

schedule 08:47 - 20 Shkurt, 2024

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) njoftoi sot se arrestoi një grua me shtetësi të dyfishtë, ruse dhe amerikane, në Jekaterinburg në malet Ural me akuzën për “tradhti “.

“Shërbimi Federal i Sigurisë i dha fund aktiviteteve të paligjshme të një 33-vjeçareje, banore të Los Anxhelosit, e cila ka nënshtetësi ruse dhe amerikane, në Yekaterinburg,” tha FSB.

Sipas agjencisë, e reja u arrestua si pjesë e një hetimi për mbledhjen e parave për të blerë armë për ushtrinë ukrainase.

/abcnews.al