Idhulli dhe ëndrra e madhe, Çelhaka flet pa “doreza”

schedule15:39 - 27 Tetor, 2019

schedule 15:39 - 27 Tetor, 2019

Jurgen Çelhaka, mesfushori i Tiranës, pas ndeshjes me Luftëtarin foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Një ëndërr për të ka qenë të luante me bardheblutë. “Jam shumë i lumtur që bëra ndeshje të mirë. Kam qenë pjesë e moshave të këtij klubi dhe ëndërroja të luaja me Tiranën. Duan një titull me këtë ekip dhe shpresoj të vazhdoj kështu”.

“Presioni i madh? Është normale të ketë presion, jemi mësuar që te moshat. Kështu ndodh te Tirana. Merita është e profesorit që na e hoqi përgjegjësinë dhe ne të rinjtë luajtëm mirë prej kësaj”.

Çelhakës i pëlqen një lojtar brazilian, pjesë e Realit të Madridit. “Idhulli im është Casemiro, pasi lufton shumë çdo ndeshje. Më pëlqen shumë si lojtar”, shtoi mesfushori i Tiranës, i cili më pas foli edhe për përballjen em Redon Dragoshin, me të cilin ka qenë shok skuadre te moshat e bardhebluve.

“Sfida me Dragoshin? U ndjeva mirë, mendoj se bëra një ndeshej të mirë. Ky është futbolli, në fushë nuk ka shokë. Vjen momenti që secili luan në skuadra të ndryshme”.

“Nuk ka lidhje mosha, nuk ka futbollistë të rinj e të vjetër, por ka lojtarë të mirë e të këqij. Më kanë ndihmuar shumë Batha dhe Karabeci”, përfundoi Çelhaka prononcimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!