Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Finalja” e parë e Champions/ Manchester City pret në shtëpi kampionët e Paris SG

schedule12:53 - 14 Tetor, 2026

schedule 12:53 - 14 Tetor, 2026

Paris SG ka testin e parë të vërtetë në misionin e tij për të mbrojtur trofeun e Champions League për herë të tretë radhazi. Kampionët e Francës dhe Europës zbresin në transfertën e vështirë kundër Manchester City, në një sfidë si një finale të parakohshme në këtë edicion të turneut më të rëndësishëm të futbollit për klube.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique nuk ka asnjë mungesë të rëndësishme, përveç të riut Mayulu, i cili nuk udhëtoi drejt Manchester.

Me të gjithë yjet në dispozicion, Paris SG kërkon një sukses, që përveçëse do ta afrojë me kualifikimin për në raundin tjetër, do t’i tregonte rivalëve se nuk do ta dorëzojë me lehtësi trofeun e Champions.



Një objektiv i vështirë, duke parë formën e shkëlqyer që po kalojnë “Cityzens”. Kryesuesit e Premier League kanë një ecuri perfekte në kampionat, ndërsa kanë fituar sfidën e parë në Champions.

Të besuarit e Enzo Maresca kanë me vete edhe parashikimet, që i shohin favoritë për të fituar ndeshjen e parë të madhe në Europë. Ashtu si rivalët parizienë edhe Manchester City zbret në fushë pa mungesa, ndërsa edhe një herë anglezët i kanë sytë nga Erling Haaland, sulmuesi norvegjez, që ashtu si pjesa tjetër e skuadrës po kalon një formë të shkëlqyer në këtë sezon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!