Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atletico i tregon “ferrin djajve”/ Skuadra spanjolle fitoi pastër ndaj anglezeve në Champions

schedule12:47 - 14 Tetor, 2026

schedule 12:47 - 14 Tetor, 2026

Ishte e pritshme, edhe pse përballja doli e fortë. Mançester Junajtid pësoi një tjetër humbje këtë sezon, një tjetër zhgënjim, ndonëse të parin në Champions.

“Djajtë e kuq” u mundën 2-0 në fushën e Atletikos së Madridit, në javën e dytë të konkurrimit kryesor të klubeve në Europës, dhe në 7 ndeshjet e fundit, gjashtë janë pa fitore.

Madrilenët luajtën në mirë, ndonëse nuk patën dominim. Spanjollët kaluan përpara që në minutën e parë, me autor goli Pablo Barrios, në fillimin më të mirë të mundshëm.



Anglezët u përpoqën dhe trajneri Majkëll Karrik mund të jetë i kënaqur me reagimin dhe nivelin, edhe pse nuk mori rezultat.

Junajtid pati 5 ndryshime në formacion në krahasim me barazimin e fundjavës në kampionat ndaj Totenhemit, dhe pati disa raste me Mbeumom, Rashfordin apo kapitenin Bruno Fernandes.

Edhe të besuarit e trajnerit Diego Pablo Simeone i patën rastet e tyre, por u desh të prisnin shumë për të siguruar tri pikët.

Kjo ndodhi pasi “djajtë e kuq” mbetën me 10 vetë sepse mbrojtësi francez, Joro u përjashtua me karton të kuq.

Në 79’, ish-lojtari i Atalantës dhe Evertonit, Lokman, shënoi golin e dytë, dhe Mançester Junajtid u bë e para skuadër angleze që humbet në Champions këtë vit, pasi kjo nuk I ka ndodhur as Arsenalit, as Liverpulit, as Mançester Sitit dhe as Aston Vilës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!