Putin: Përfshirja e Ukrainës në NATO cënon sigurinë e Rusisë

schedule23:22 - 14 Shkurt, 2024

schedule 23:22 - 14 Shkurt, 2024

“Rusia është ende e shqetësuar për perspektivën e zgjerimit të NATO-s duke përfshirë edhe Ukrainën”, kështu është shprehur presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të dhënë për mediat në Rusi.

Putin ka ngritur shqetësimin e tij për përfshirjen e Ukrainës në NATO, pasi e cilëson këtë vendim një kërcënim për sigurinë e Rusisë.

“Rusia është ende e shqetësuar për perspektivën e zgjerimit të NATO-s. Ne ishim dhe jemi ende të shqetësuar për mundësinë e përfshirjes së Ukrainës në NATO sepse do të ishte një kërcënim për sigurinë tonë”, ka thënë ndër të tjera Putin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!