Estonia: Rusia po përgatit një konfrontim ushtarak me Perëndimin në dekadën e ardhshme

schedule12:58 - 13 Shkurt, 2024

schedule 12:58 - 13 Shkurt, 2024

Rusia po përgatitet për një konfrontim ushtarak me Perëndimin brenda dekadës së ardhshme. Inteligjenca estoneze ka ngritur një alarm të ri për qëllimet e Moskës, ditën kur Rusia njoftoi se kishte lëshuar një urdhër arresti për kryeministren Kaja Kassas.

Duke folur me gazetarët, Kaupo Rosin, kreu i shërbimit inteligjent të Talinit, paralajmëroi: “Rusia ka zgjedhur një rrugë afatgjatë të konfrontimit… dhe Kremlini me siguri do të parashikojë një konflikt me NATO-n brenda dekadës së ardhshme.”

Sipas Rosin, një sulm rus “ka shumë pak gjasa” në afat të shkurtër, pjesërisht për shkak se Moska ka trupa të angazhuara në Ukrainë dhe pjesërisht për shkak të mobilizimit të forcave evropiane. Por, paralajmëroi ai, “nëse nuk jemi të përgatitur, shanset për një sulm ushtarak rus do të jenë më të mëdha”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!