Duket se e ardhmja e Salah në sezonin e ardhshëm do të jetë larg Liverpool.
Sulmuesi egjiptian mund t’i thotë lamtumirë klubit në qershor dhe tashmë klubi anglez thuhet se është në sezonin e “gjuetisë” për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas “Team Talk”, Liverpool ka piketuar dy emra, dhe të dy janë lojtarë të Barcelonës.
I pari është emri i Ansu Fatit, talentit spanjoll i cili është i huazuar te Brighton në Premier League, ndërsa emri tjetër është ai i brazilianit Raphinha, i cili aktualisht luan te katalanasit, por spanjollët do të ishin të gatshëm ta lejonin të largohej për një shifër të mirë./h.ll/abcnews.al