Nuk ka më dyshime, Mbappe heq dorë nga “thesari” i PSG-së për t’u bashkuar me Real Madrid

schedule19:12 - 5 Shkurt, 2024

schedule 19:12 - 5 Shkurt, 2024

Kylian Mbappe ka zgjedhur Real Madrid. Në Spanjë dhe Francë nuk kanë më asnjë dyshim për këtë çështje dhe diskutimet tani janë fokusuar në detajet ekonomike që lidhen me transferimin. Kontrata skadon në qershor, sulmuesi francez së shpejti duhet t’i komunikojë zyrtarisht PSG-së synimin e tij për të mos rinovuar kontratën e tij, atëherë ai do të duhet të respektojë paktin e bërë personalisht me Nasser Al Khelaifi.

Në mënyrë të detajuar, në rast të një transferimi me parametro zero te Real Madrid, Mbappe në fakti do të hiqte dorë nga bonusi i besnikërisë prej 80 milionë eurosh që Parisi duhet t’i paguajë në fund të këtij sezoni. Një heqje dorë nga një shifër e frikshme, e cila së bashku me një pagë më të ulët, nënvizon dëshirën e madhe të lojtarit për t’u transferuar në Madrid.

Edhe pse ende nuk ka asnjë lajm apo njoftim zyrtar, në Spanjë ka besim total në suksesin e kalimit të Mbappe nën urdhërat e Ancelottit. Dhe përshtypja është se situata mund të zgjidhet në javët e ardhshme. Ajo që do ta bindte Mbappe të shkonte te Real Madrid, për më tepër, nuk do të ishte një ofert financiare më e lartë se ajo e PSG-së, por e kundërta. Pa një bonus të madh me nënshkrimin e kontratës, në Madrid sulmuesi francez duhet të fitojë një pagë fikse më të ulët se 72 milionë eurot e vendosura në tavolinë nga PSG.

Sa i përket PSG-së, në pritje të komunikimeve zyrtare nga Mbappe, ata kanë nisur të planifikojnë të ardhmen. Al Khelaifi po vëzhgon për të zëvendësuar francezin dhe tashmë janë dy emra në tavolinë, Osimhen i Napolit dhe Leao i Milanit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!