Dy dronë ukrainas godasin rafinerinë më të madhe të naftës në jug të Rusisë

schedule17:58 - 3 Shkurt, 2024

schedule 17:58 - 3 Shkurt, 2024

Rafineria më të madhe e naftës në jug të Rusisë është goditur nga dy dronë ukrainas të shtunën, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ky është sulmi më i fundit në një varg sulmesh ndaj objekteve të naftës ruse.

Më herët, autoritetet lokale ruse thanë se kanë shuar një zjarr në rafinerinë e naftës në Volgodrad, pas një sulmi me dron. Prodhuesi i naftës Lukoil, i cili e ka në pronësi këtë rafineri, tha më vonë se ajo është duke punuar normalisht.

Sipas Reuters, Forcat e Sigurisë së Ukrainës e goditën objektin parësor të përpunimit, pa të cilin rafineria mund të humbë kapacitete të rëndësishme prodhuese.

Zyrtarët ukrainas rrallëherë marrin përgjegjësi publikisht për sulmet brenda territorit rus.

Rafineria në Volgograd është më e fundit që goditet nga dronët. Kievi beson se infrastruktura e tillë është e rëndësishme në përpjekjet e Kremlinit në luftë.