Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e disa prej pengjeve që ende mbahen nga grupi militant në Gaza, ndërsa agjencia e OKB-së për fëmijë ka paralajmëruar se 17 mijë fëmijë kanë mbetur pa familje ose janë ndarë prej tyre që kur nisi konflikti më 7 tetor, shkruan The Guardian.
Katari, i cili ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit, ka treguar se grupi militant kishte dhënë mbështetjen fillestare për një marrëveshje pas javësh negociatash delikate dhe të fshehta. Megjithatë, Katari po pret përgjigjen përfundimtare prej tyre.
Propozimi parashikon armëpushim rreth gjashtë javë, në të cilën palestinezët në Gaza do të lejohen të lëvizin lirshëm rreth bregut, ndërsa pengjet do të lirohen në tre faza në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në Izrael.
Sipas raportimeve në mediat hebraike, gratë, fëmijët dhe të burgosurit e sëmurë dhe të moshuar që mbahen nga Hamasi do të lirohen së pari, pastaj ushtarët femra në fazën e dytë. Do të ketë rritje të ndihmave humanitare të lejuara në Gaza nga Izraeli.
Në fazën përfundimtare, më të ndjeshme, ushtarët e vegjël dhe trupat e pengjeve të vdekur do të liroheshin. Konflikti Izrael-Gaza ka lënë mijëra të vdekur deri tani.