Reforma në drejtësi, dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve të kultivimit e trafikimit të kanabisit, hapja e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit 2018, përmbytjet, aksioni i pastrimit në mbarë Shqipërinë, shërbimet online, siguria ushqimore, dekretimin i universiteteve, pastrami i akseve kombëtare dhe miratimi i buxhetit ishin dhjetë arritjet që kryeministri Edi Rama renditi në konferencën e fundvitit me gazetarët.
Rama: Viti 2018 pastrim i drejtësisë nga korrupsioni
Duke e nisur me procesin e refomës në Drejtësi, Rama tha se në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë rezultate konkrete të pastrimit të pallatit të drejtësisë, siç e quajti ai nga prokurorët e gjykatësit e korruptuar.
“Sot jemi në një proces stimulimi, që lidhet me reformën në drejtësi dhe pamundësinë e një pale për të pranuar domosdoshmërinë e reformëns në drejtësi. Reforma ka bërë përparim të konsiderueshëm, institucionet e vetingut tani janë në punë me orë të plota dhe në fillim të vitit të ardhshëm sdo shohim rezultate të para konkrete të pastrimit të pallatit të drejtësisë nga prokurorët e gjykatësit e korruptuar.
Zgjedhja e kryeprokurores është bërë duke siguruar vijimësinë e punës së institucionit të prokurorit të përgjithshëm dhe duke garantuar se në asnjë moment reforma s’mund të merret peng për axhenda të ndryshme politike. Është e rëndësishme të theksohet se proçesi ka hyrë në një fazë të re zbatimi dhe paralelisht me vetingun e rezultatet e para të pastrimit të pallatiti të drejtësisë do kemi ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të reformuar rrënjësisht të sistemit të drejtësisë”- u shpreh Rama.
Së dyti për kreun e qeverisë ky vit shënon shifrën më të ulët të vrasjeve dhe kthesën historike në kultivimin e kanabisit.
“Është viti që e nxjerr Shqipërinë nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike”.
Rama: Opozita po krijon krizë artificiale, po luan me zjarrin.
Kryeministri Edi Rama tha se opozita po luan me zjarrin, duke krijuar krizë artificiale në vend. Sipas tij, opozita po pengon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Si pikë të tretë kryeminsitri renditi aksionin diplomatik për për të siguruar hapjen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa shprehu keqardhjen për opozitën që nuk është në një qëndrim për këtë çështje.
“Në këto 100 ditë ne kemi përshkallëzuar atë që do ta quaja një aksion në shkallë të gjerë diplomatik për të siguruar hapjen e negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm, dhe do ta bëjme intënsivisht edhe pas vitit të ri. Keqardhje që nuk jemi të gjithë bashkë në një qëndrim dhe një zë për çeljen e negociatave. Kemi një situatë ku opozita po luan me zjarrin duke u kthyer në pengesë, për të përcjellë një mesazh të unifikuar të politikës shqiptare”- theksoi ai.
Për situatën e vështirë të krijuar nga reshjet dhe përmbytjet Rama tha se shteti dhe forcat e armatosura dhe të ndërhyrjes së shpejtë ishin në lartësinë e duhur.
Në katër vitet e ardhshme do të mbillen 20 milionë pemë, tha rama, duke iu referuar aksionit të pastrimit që ka nisur tashmë në mbarë Shqipërinë.
“Së pesti ka nisur një operacion kombëtar për të pastruar Shqipërinë. Janë bërë disa hapa dhe do vazhdojnë të bëhen hapa të tjerë. Operacioni do të synojë intensifikimin e pjesëmarrjes në këtë proces dhe njëkohësisht do të fillojmë zbatimin e programit tonë për mbjelljen e 20 milionë pemëve në 4 vite.
Përfshirja e shërbimeve online ishte një pikë tjetër që ceku kreu i qeverisë, që sipas tij do të ulin korrupsionin dhe do të kursejnë kohë.
“Përfshirja e shërbimeve online, në portalin e-albania do të lehtësojë qytetarët e bizneset do kursejnë kohë dhe do ndikojë në reduktimtë ndjeshëm të korrupsionit bakshishit e me radhë”- vijoi ai.
Çështja e sigurisë ushqimore ka ecur mjaft mirë, theksoi Kryeministri, i cili shtoi se janë sistemuar një sërë thertore me standarde.
“Së shtati kemi nisur të adresojmë me këmbëngulje çështjen e sigurisë ushqimore, kjo ka filluar dhe ka ecur mjaft mirë, si siguria e mishit me mbylljen e subjekteve të therjes së mishit, mbi sistemimin e një numri të caktuar thertoresh të licensuara dhe vënien në punë të thertoreve me standarde evropiane”.
Dekretimi i universiteteve ishte një tjetër arritje që përmendi Kryeministri Rama.
“Së teti ka përfunduar procesi i dekretimit të universiteteve, një proces i hyrjes së universitet pa asnjë ankesë, zero”
Fale aksionit të nisur për të pastruar akset kombëtare nga tabelat, ngrehinat dhe objekte të tjera, synohet që brenda 4 viteve të rrugët të kthehen me standarde evropiane, pasi sipas tij sot nuk kemi asnjë të tillë.
“Së nënti kemi kryer një operacion të rëndësishëm për të pastruar akset kombëtare dhe për të larguar prej tyre mijëra tabela, qindra ngrehina me objekte të tjera si edhe plot sheshpushime të mbushura me mallra që përbënin një kërcënim jo vetëm mjedisor, por edhe për jetën e njerëzve vitin e ardhshëm do fillojë puna për investimet në akset kryesore, që brenda katër vitetve të kthehen me standarde evropiane, sot s’kemi asnjë rrugë me standarde evropiane”- tha ai.
Si pikë të fundit Rama renditi miratimin e buxhetit që sipas tij është buxheti i ambicjes për të bërë më shumë.
“Kemi miratuar buxhetin e ambicjes për të bërë më shumë”./abcnews.al
vijon…