Vllaznia i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e deritanishme, ndërkohë që edhe kapiteni Gilman Lika po bën një sezon të mirë në aspektin personal. Mesfushori shkodran është një prej të ftuarve në emisionin “Pressing” në ABC Neës. Lika flet për Tiranën dhe ekipin e Bylisit, që sivjet i ka surprizuar të gjithë dhe renditet në vendin e dytë.
“Kam luajtur pesë vite dhe kam fituar pesë trofe. Ka shumë presion, janë ekipi me më shumë trofe. Ne na thoshin që nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe, ke bërë detyrën. Në ekipe të tjera do bëhej festë e madhe. Sa i takon ndryshimit të trajnerëve, te Tirana në të njëjtën kohë ka ndodhur edhe më parë, përveç Rubios. (Çarçani: Ka qenë edhe Magani) Flas për periudhën kur isha unë”.
“Nuk më takon të flas për problemet në mbrojtje të një ekipi tjetër. Sa kanë pësuar 11 gola, do të thotë që kanë probleme. Nuk është thjesht çështje reparti, por aspekti difensiv i skuadrës”.
“Bylisi nuk ka shumë emra, janë grup dhe kanë një dëshirë të madhe për fitore. Ajo dëshira e madhe është shpesh një arsye e madhe për të shkuar te rezultati pozitiv”, u shpreh kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika.
“Në Shkodër jetojnë me futbollin, e kanë si fe. Çdo ditë vetëm për Vllazninë flitet. Me stadiumin dhe tifozët që ka është vitrina e Superiores. Po ta shikosh Vllaznia-Partizani, është nj ndeshje evropiane. Ke lezet ta shohësh. Duhet t’i kërkosh këto skuadra. Nuk dua të ul ekipet e tjera, por çfarë kuptimi ka të shihet një ndeshje me 20 tifozë? Janë dëmtuar edhe ekipe të tjera, si Laçi në Vlorë, Kukësi me Laçin, që i kam parë vetë. Kur bëhen disa gabime në dëmin tonë, është skandal. Nuk di nëse është e orientuar. Në Shkodër është bërë shqetësuese”, tha Lika
“Ambienti është i vështirë, ka shumë presion në çdo aspekt. Sivjet është bërë punë e madhe, serioze. Kemi grup të mirë, jemi djem që kemi besim te njeri-tjetri. Nuk kemi frikë asnjë skuadër, mund t;i marrim pikë kujtdo. Gjëja më e mirë është që nuk jemi vënë në presion, na është kërkuar të luajmë futboll. Kur jepet maksimumi, merren rezultatet. Nuk kemi buxhetin e klubeve të tjera”.
“Trajneri ka bërë punë të madhe, i shkon meritat më e madhe. Djemtë kanë krijuar besim te skuadra. PO të jemi në maksimum, nuk i druhemi askujt. Po mos të vlerësojmë ndonjë ndeshje, mund të lëmë pikë si me Luftëtarin”. /abcnews.al