Kërkoi leje për në Kuvend, shtyhet seanca për ish kryeministrin Berisha. Shkresa u firmos nga vajza e tij

schedule10:40 - 1 Shkurt, 2024

schedule 10:40 - 1 Shkurt, 2024

Gjykata e Posaçme nuk ka dalë me një vendim këtë të enjte, në lidhje me ankimin e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar leje për të marrë pjesë në seancat në Kuvend.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca është shtyrë dhe e radhës do të zhvillohet më 8 shkurt, ora 14:30. Gjyqtarja Irena Gjoka ka konstatuar se Berisha nuk ka firmosur shkresën, por vajza e tij, Argita Malltezi.

“Seanca ka zgjatur 1 orë e 30 minuta. Gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka ka konstatuar se Sali Berisha nuk ka marrë dijeni për seancën e sotme, nuk ka firmosur. Gjyqtarja Irena Gjoka, pasi dëgjoi fillimisht avokatët mbrojtës të ish kryeministrit, konstatoi se ky i fundit nuk kishte dijeni për seancën e sotme dhe vendosi të shtyjë seancën. Avokati e cilësoi këtë vendim politik, për t’i hequr të drejtën Berishës të marrë pjesë në seancat plenare, për t’i hequr mandatin. Gjyqtarja Irena Gjoka ka konstatuar se shkresa është firmosur nga vajza e ish kryeministrit Berisha, por jo nga vetë personi. Për shkak se nuk është firmosur nga Berisha, gjykata i dha kohë avokatëve mbrojtës, për të marrë firmën e zotit Berisha”, raportoi gazetari Vija.

SPAK, më herët e ka rrëzuar këtë kërkesë të Berishës. Ish kryeministri në arrest shtëpie, kërkon që të mos humbë mandatin e deputetit për shkak të mungesës për 6 muaj në parlament./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!