VIDEO/ Tjetër fitore për “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, “tulipani” holandez siguron 3 pikët në “frymën e fundit”

schedule23:27 - 31 Janar, 2024

schedule 23:27 - 31 Janar, 2024

Pritej fitorja, pavarësisht se erdhi më shumë vështirësi. “Los Colchoneros” e Atletico Madrid kanë arritur të triufmojnë sërish mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa “viktima” e radhës ishte skuadra e Rayo Vallecano, me këta të fundit që u mundën në “Metropolitano Stadium”, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në përballjen e prapambetur të javës së 20-të, të kampionati spanjoll të futbollit, La Liga.

Të parët avantazhin e morrën djemtë e teknikut, Diego Simeone, me “Bardhekuqtë” e Madridit që shënuan që në minutën e 35’-të falë qendërmbrojtësit Reinildo, mirëpo avantazhi nuk zgjati shumë pasi vetëm 7 minuta më vonë 31-vjeçari i mesfushës, Alvaro Garcia dërgon topin në rrjetë, për ta mbyllur pjesën e parë të sfidës, me rezultatin “e paqtë”, 1 me 1.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur golin e fitores, gol të cilën e gjetën fillimisht në minutën e 81’-të, falë holandezit, Memphis Depay, por pas rishikimit të aksionit me sistemin VAR, 29-vjeçari ishte në pozicion jashtë lojë, megjithatë nuk mbaroi me kaq, teksa vetëm 9 minuta më vonë, “tulipani” i sulmit gjen sërish rrjetën kësaj radhe në pozicion të rregullt, për të siguruar 3 pikët “e arta”.

Falë këtij rezultati, skuadra e Atletico Madrid shkon në kuotën e 47 pikëve, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të të tabelës, me po aq pikë sa Barcelona e një vendi më poshtë dhe 7 pikë më pak se Real Madrid, teksa këta të fundit do t’i sfidojnë mbrëmjen e së dielës. Ndërkaq, skuadra e Rayo Vallecano, pjesë e së cilës është edhe anësori i mbrojtjes, Ivan Balliu mbetet në vendin e 13-të të tabelës, me 24 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: