Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita draft alternativ për reformën, Bardhi thirrje maxhorancës

schedule16:22 - 24 Tetor, 2019

schedule 16:22 - 24 Tetor, 2019

Opozita nuk do të humb kohë në pritje të një përgjigje nga maxhoranca për propozimin e saj për krijimin e një strukture të posaçme me prezencë ndërkombëtare për Reformën Zgjedhore.

Eksperët e opozitës u mblodhën në selinë blu, njëkohësisht kur në Kuvend zhvillohej mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe miratuan propozimet e para që lidhen me financimin e partive politike dhe administrimit zgjedhor.

Brenda 30 ditëve ekspertët e opozitës do të dakordësojnë një dokument i cili në fund do të miratohet nga kryetarët e partive opozitare.



Partia Demokratike hapi zyrat e saj për ekspertët ligjorë të opozitës për të diskutuar mbi propozimet e tyre mbi reformën zgjedhore. Në kohën kur në Kuvend, Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore diskutonte mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në selinë blu u diskutua dhe u ra dakort mbi ngritjen e grupeve të punës që si detyrë finale do të kenë miratimin e një drafti alternative me propozime për Reformën Zgjedhore.

Për të treguar se në fund do të jetë zëri i tyre dhe jo i opozitës parlamentare ai që do të dëgjohet, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi sqaroi se ndryshimet bëhen për forcat që marrin pjesë në zgjedhje.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura sqaruan për abcnews.al se në takimin e parë të ekspertëve të opozitës është rënë dakort për propozimet që duhen bërë për çështjen e financimit të partive dhe administrimit zgjedhor që përfshin edhe identifikimin biometrik të zgjedhësve.

Njësoj si në Kuvendin e Shqiprisë edhe fronti opozitar do të punojë i ndarë me grupe. Në grupin e parë të punës që është cilësuar edhe si grupi i oponencës do të marrë pjesë Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho.

Ky grup do të jetë edhe i pari që do të raportojë në mbledhjen rradhës që do të mbahen pasditen e të hënës në PD.

Grupi i dytë do të jetë ai i ndryshimeve ligjore dhe listmit të rekomandimeve të OSBE, ku do të shqyrtohen çështje të identifikimit dhe votimit biometrik do të bëjnë pjesë Ivi kaso, Dhura Çupi dhe Ariol Braimllari. Ndërkohë grupi që do të formulojë edhe vullnetin politik të opozitës së bashkuar do të jetë drejtues Oerd Bylykbashi.

Në fjalën e tij, sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi njëkohësihst drejtues i grupeve të punës apeloi edhe njëherë për maxhorancën që të marrë parasysh formulën e propozuar nga opozita për krijimin e një strukture me prezencë ndërkombëtare.

Grupet e punës të organizuara nga opozita kanë përcaktuar një afat 30 ditor për të përmbyllur punën e tyre.

Pasi ekspertët e mandatuar nga forcat opozitare të përmbyllin materialin e tyre për reformën zgjedhore do të jenë kryetarët e partive ata që do të miratojnë draftin final që pritet t’i dorëzohet edhe maxhorancës dhe përfaqsuesve të OSBE në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!