Një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura izraelite ende nuk duket e afërt, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nuk kishte pasur “zhvillime të afërta”, megjithëse ai nënvizoi se bisedimet e fundit kishin qenë produktive, shkruan Sky News.
“Ne kemi shpresë për përparimin, por nuk pres – nuk duhet të presim – ndonjë zhvillim të afërt,” theksoi ai.
Duke folur për telefonatat e Joe Biden me presidentin e Egjiptit Abdel Fatah al-Sisi dhe emirin e Katarit, ai deklaroi se SHBA po bën “çdo gjë që mundet për të lehtësuar një marrëveshje tjetër”./abcnews.al