Dhjetra izraelitë po protestojnë sot kundër dërgimit të ndihmave në Gaza përmes vendkalimit Kerem Shalom, pas miratimit të autoriteteve. Demonstruesit valëvitën flamujt izraelitë përpara kamionit ndërsa brohoritnin parulla kundër “dhënies së ndihmave për armikun”.
Izraeli po lejon kalimin e qindra tonë ndihmave humanitare të dërguara nga Egjipti në Gaza në javët e fundit, ku mallrat po inspektohen nga forcat e sigurisë.
Qindra mijëra palestinezë që u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit po jetojnë në tenda në pjesën jugore të Rripit të Gazës në kushtet e një krize humanitare
/abcnews.al