“Tempulli 2”, u kap me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 37-vjeçari në Fier

schedule11:35 - 23 Janar, 2024

schedule 11:35 - 23 Janar, 2024

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Aksioni kundër shpërndarjes së lëndëve është vijim i megaoperacionit “Tempulli2”.

37-vjeçari kishte përgatitur doza kokainë për t’i shitur në Roskovec.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier kanë vijuar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe gjatë natës, kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”. Nga këto kontrolle, si dhe nga mbështetja e informacioneve të inteligjencës policore, u vu në pranga 37 vjeçari, banues në fshatin Kuman. Nga kontrollet fizike dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike kokainë, të cilën e kishte ndarë në 75 doza, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!