Të afërmit e pengjeve të kapur rob nga Hamasi në Rripin e Gazës sulmuan sot Knesset, ndërsa po mblidhje një komision parlamentar, duke u kërkuar ligjvënësve të bënin më shumë përpjekje për të liruar të afërmit e tyre.
Mobilizimi i rreth 20 personave është një tjetër shenjë e pakënaqësisë në rritje midis izraelitëve, ndërsa lufta me Hamasin hyn në muajin e saj të katërt.Një grua mbante fotografi të tre anëtarëve të familjes së saj, të cilët janë në mesin e më shumë se 250 personave të marrë peng.
Rreth 130 prej tyre janë ende në Gaza, ndërsa 110 të tjerë u liruan në nëntor gjatë një armëpushimi midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez. Protestuesit, të veshur me bluza të zeza, mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Nuk do të uleni këtu, ndërsa ata po vdesin atje”.
Fati i pengjeve, 27 prej të cilëve kanë vdekur në Gaza, sipas Izraelit po trondit vendin.
Protestuesit gjithashtu kanë protestuar edhe jashtë shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, si dhe jashtë ndërtesës së Knesset, me disa që bëjnë thirrje për një fund të njëanshëm të luftës ose zgjedhje me shpresën për të rrëzuar qeverinë e krahut të djathtë./abcnews.al