Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të fasonerisë. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thotë se diskutimet janë fokusuar te nevojat për transformimin e mëtejshëm të sektorit, masat mbështetëse që duhen ndërmarrë për të kapërcyer sfidat e zhvillimit.
Rama shton se qeveria do të rrisë angazhimin për ta mbështetur më tej këtë sektor që të bëhet më produktiv dhe konkurrues me një sërë ndërhyrjesh si: rimbursimi i shpejtë i TVSH-së, garancitë për investime në teknologji dhe inovacion, skema e financimit për ngritjen e një akademie profesionale etj.
Postimi i kryeministrit Rama: