Duke folur përpara gjykatës, Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut Ronald Lamola tha se shtypja e popullit palestinez nuk filloi pas sulmeve të Hamasit, duke argumentuar se diçka e tillë ka vazhduar për vite me radhë.
“Në Rripin e Gazës, të paktën që nga viti 2004, Izraeli vazhdon të ushtrojë kontroll mbi hapësirën ajrore, ujërat territoriale, vendkalimet tokësore, ujin, energjinë elektrike dhe infrastrukturën civile”, tha ai.
Ai tha se Afrika e Jugut ka dënuar pa mëdyshje shënjestrimin e civilëve nga Hamasi dhe palestinezët dhe grupet e tjera, dhe marrjen e pengjeve më 7 tetor 2023.
“Por asnjë sulm i armatosur në një territor shtetëror, pa marrë parasysh sa serioz, nuk mund të justifikojë ose mbrojë shkeljet e konventës. Qoftë çështje ligji apo morali.
Përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të 7 tetorit 2023 e ka kaluar këtë kufi dhe ka shkaktuar shkelje të konventës”, tha ai në gjykatë.
Izraeli filloi fushatën e tij në Gaza pas sulmeve të 7 tetorit, në të cilat Hamasi vrau 1200 njerëz në Izrael dhe mori peng më shumë se 200 të tjerë. Presidenti i saj tha se Izraeli planifikon të argumentojë se po vepron në vetëmbrojtje kur t’i përgjigjet Afrikës së Jugut të premten.
Rikujtojmë se Gjykata ndërkombëtare penale, e themeluar në vitin 1945, është gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara dhe shqyrton çështjet e ngritura nga shtetet që akuzojnë të tjerët për shkelje të detyrimeve të traktatit të OKB-së.
Afrika e Jugut dhe Izraeli janë nënshkrues të Konventës së Gjenocidit të vitit 1948, që do të thotë se ata janë të detyruar të mos kryejnë gjenocid dhe ta parandalojnë dhe ndëshkojnë atë.
/abcnews.al