Mbeti jashtë pas ardhjes së Luis Enrique, “Ujqërit” e Premier League pas talentit të PSG

schedule11:16 - 10 Janar, 2024

schedule 11:16 - 10 Janar, 2024

Konsiderohej një “yll” i së ardhmes, mirëpo ardhja e Luis Enrique ja “zbeu” shkëlqimin. Sulmuesi 21-vjeçar, Hugo Ekitike u kalua me shumë bujë, nga skuadra e Reims, te “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain, mirëpo me vendosjen e teknikut spanjoll në krye të pankinës, talenti i sulmit nuk po merr më asnjë minutë.

Për herë të fundit, Ekitike luajti në përballjen hapëse të këtij sezoni, ndaj skuadrës së Lorient dhe aty luajti vetëm 9 minuta, duke mos patur mundësinë t’i tregojë “iberikut” të stolit, aftësitë e tij dhe prej atij momenti, 21-vjeçari jo vetëm që nuk ka luajtur, por as nuk është grumbulluar nga teknikut, Luis Enrique.

Megjithatë, gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt, me “bomberin”, që ka arritur akordin, me “Ujqërit” anglezë të Wolves dhe tashmë këta të fundit kanë nisur negoticatat për transferimin përfundimtar të tij, teksa janë gati të ofrojnë 10 milionë euro për talentin, mirëpo PSG kërkon edhe 5 të tjera, por nuk përjashtohet as opsioni i huazimit, me të drejtë blerjeje, në merkaton e verës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!