Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Qëlloi me armë nga banesa dhe kërcënoi policinë, momenti kur arrestohet i moshuari në Shkodër

schedule09:57 - 9 Janar, 2024

schedule 09:57 - 9 Janar, 2024

SHKODËR- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 83-vjeçarit, Fasli Nuti,  i cili qëlloi me armë zjarri nga ballkoni i banesës duke rrezikuar jetën e kalimtarëve në Shkodër.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 83-vjeçari kërcënoi me armë zjarri kallashnikov, për t’i vrarë, punonjësit e Policisë.

Autori nuk iu është bindur thirrjeve për t’u dorëzuar, por është futur në banesë, ka mbyllur derën dhe më pas ka kërcënuar për vrasje punonjësit e Policisë. Pas kësaj, autoritetet shqyen derën e banesës dhe bënë të mundur arrestimin e tij.

Në banesën e të arrestuarit u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!