Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Duan të rrëzojnë rendin kushtetues”/ Protesta, Beqiri: Duhet të hetohet! Shkon deri në burgim të përjetshëm

schedule23:38 - 17 Korrik, 2026

schedule 23:38 - 17 Korrik, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues janë çështje që duhet të hetohen nga institucionet.

Sipas Beqirit, kërkesa që një qeveri teknike të zgjidhet nga protestuesit dhe jo përmes mekanizmave kushtetues përbën një çështje serioze ligjore. Ai tha se veprime të tilla mund të lidhen me vepra penale me dënime të rënda.

Beqiri përmendi edhe situata kur në protesta përdoren simbole apo veprime provokuese dhe kur ka sulme ndaj Policisë së Shtetit, duke theksuar se institucionet e drejtësisë duhet të analizojnë çdo indicie të paraqitur.



“Në protestë thuhet “revolucion”, kërkohet një qeveri teknike dhe që atë ta zgjedhin protestuesit këtu. Rendin kushtetues këta duan ta rrëzojnë, por ky është krim i rendit dhe dënimet i ka shumë të ashpra. Kjo shkon deri në burgim të përjetshëm, duhet të hetohet dhe nuk duhet lënë.

Janë disa vepra penale: kryengritja, revolucioni bëhet me dhunë. Protestojnë paqësisht, por sa do të vazhdojë? Këto raste duhen hetuar dhe indiciet janë dhënë. Shteti i së drejtës dhe institucionet nuk duhet të mbyllin sytë dhe t’i kapërcejnë.

Nëse në protestë përgatiten hallka, sillet arkivol, shkohet dhe sulmohet Policia e Shtetit, pa marrë parasysh dhunën që ushtrohet ndaj tyre, këto janë çështje që duhet të hetohen.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!