Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Messia do të “kapë” qiellin/ Tahiri: Messi vrapon atëherë kur duhet, talenti shoqërohet me punë

schedule22:37 - 17 Korrik, 2026

schedule 22:37 - 17 Korrik, 2026

Mendimi se mbrëmja e së dielës do të shënojë “vallëzimin e fundit” të Lionel Messit ngjall tashmë një ndjesi melankolie.

Kanë kaluar pothuajse 21 vjet që nga 17 gushti i vitit 2005, dita kur “Pleshti” bëri debutimin e tij me Argjentinën, duke nisur një histori dashurie plot triumfe, por edhe të shënjuar, herë pas here, nga zhgënjime.

Specialisti i futbollit Ermal Tahiri ka komentuar cilësitë e Lionel Messit, duke theksuar se ylli argjentinas është një kombinim mes talentit dhe punës së vazhdueshme.



Sipas Tahirit, lojtarët e mëdhenj nuk dallohen vetëm nga shpejtësia fizike, por edhe nga zgjedhja e momentit të duhur për të vepruar.

“Të gjithë janë lojtarë me punë, por ky është me talent dhe punë. Trenat ecin me shpejtësi, lojtarët vrapojnë, ndërsa Messi vrapon atëherë kur duhet. Kur e sheh që lëviz, e kupton sa i shpejtë është. Kur topi është i humbur, ai nuk lëviz fare. Te goli i dytë që shënoi Argjentina, bëri vetëm një lëvizje prej 5 metrash, bëri sikur do ta jepte topin në të majtë dhe më pas u kthye djathtas.”

Trajneri Gentian Muça ka folur për Lionel Messin, duke vlerësuar talentin dhe aftësinë e yllit argjentinas për të përmirësuar lojën e tij gjatë një ndeshjeje.

Sipas Muçës, Messi është një lojtar i veçantë, i cili arrin të vetëkorrigjohet brenda pak minutash, ndërsa talenti i jashtëzakonshëm duhet të shoqërohet gjithmonë me punë dhe përkushtim.

“ Është i vetmi lojtar që vetëkorrigjohet brenda disa minutash. Ai është një talent i madh i lindur, por pa punë nuk vlen. Shkelmin që i dha Enderson, ia dha edhe Ramosi në vitin 2010.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!