Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump akuzon Kanadanë si përgjegjëse për zjarret që po ndotin qytetet amerikane

schedule22:13 - 17 Korrik, 2026

schedule 22:13 - 17 Korrik, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi Kanadanë si përgjegjëse për zjarret që po ndotin qytetet amerikane.

“Ne e mbajmë Kanadanë përgjegjëse për dështimin për të mirëmbajtur pyjet e saj dhe bimësinë përkatëse”, shkroi Trump në Truth Social.

”Kjo po shkakton një pushtim të pajustifikuar të Shteteve të Bashkuara nga ajri i ndotur dhe i pashëndetshëm, cilësia e të cilit është e rrezikshme dhe absolutisht e papranueshme!”, shtoi ai.



”Çfarë nuk shkon me Kanadanë? Cilësia e ajrit është plotësisht e papranueshme”, theksoi Trump duke shtuar se do të kontaktonte me kryeministrin Mark Carney.

“Kostot janë të pallogaritshme!” shtoi manjati, duke akuzuar Kanadanë “për dështimin në zbatimin e ndërhyrjeve themelore për menaxhimin e pyjeve dhe heqjen e mbeturinave”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!