TIRANË- Nënë e bir janë arrestuar në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas policisë, të kërkuarit akuzohen për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Të arrestuarit janë Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë. Nënë e bir ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas në Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana ka nisur punën për ekstradimin e tyre drejt shtetit fqinj, aty ku do përballen me drejtësinë/ abcnews.al