“Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian nuk po i japin Ukrainës armë të mjaftueshme”. Kështu është shprehur ka thënë kancelarja gjermane.
Olaf Scholz po u bën thirrje aleatëve të rrisin përpjekjet e tyre ndërsa pushtimi rus vazhdon, shkruan Sky News.
“Sado domethënës të jetë kontributi gjerman, ai nuk do të jetë i mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e Ukrainës në afat të gjatë”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me Luc Frieden, kryeministrin e ri të Luksemburgut.
“Prandaj u bëj thirrje aleatëve në Bashkimin Evropian që të forcojnë përpjekjet e tyre në lidhje me Ukrainën. Dërgesat e planifikuara të armëve në Ukrainë të shumicës së vendeve anëtare të BE-së nuk janë të mjaftueshme”. theksoi ai.
Scholz tha se ishte i bindur se blloku do të pajtohet me paketën e propozuar të ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën në një samit urgjent më 1 shkurt.
BE nuk arriti të binte dakord për marrëveshjen në një samit në dhjetor për shkak të kundërshtimit nga Hungaria./abcnews.al