Trump gjatë fushatës së tij ditën e djeshme tha se ai do të “shpëtojë Amerikën” nëse fiton zgjedhjet e nëntorit kundër Joe Biden, ndërsa ai kërkoi lirimin e mbështetësve të tij që sulmuan Kapitolin tre vjet më parë.
Trump, i cili dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor pavarësisht katër çështjeve gjyqësore në pritje të tij, do të përballet me votuesit në tetë ditë për herë të parë që kur ai u largua nga Presidenca e SHBA-së në 20 Janar 2020.
Saktësisht tre vjet pas sulmit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e tij, më 6 shkurt 2021, Trump theksoi se ai do të fitojë zgjedhjet.
Miliarderi beson se demokrati 81-vjeçar Joe Biden, të cilin ai e quan vazhdimisht “Joe i korruptuar”, “i vodhi” fitoren e tij në zgjedhjet e vitit 2020, ndërsa nuk humbi mundësinë për ta ngacmuar për moshën e tij.
Veç kësaj, ai e cilëson si presidentin “të paaftë”, “të korruptuar”, “më të keq” në historinë e SHBA-ve.
77-vjeçari Trump vlerësoi se fuqia më e madhe në botë është “në rënie”. Duke iu referuar luftërave në Ukrainë dhe Gaza, tensioneve me Iranin apo Kinën, ai paralajmëroi mbështetësit e tij entuziastë në Njuton se nëse Biden rizgjedhet, SHBA rrezikon “Luftën e Tretë Botërore” dhe nga një “recesion” si i viteve 1930.
“Ne jemi një shtet në rënie,” tha ai, duke theksuar se ai është “kandidati i vetëm i aftë për të shpëtuar Amerikën nga të gjitha katastrofat e Biden”.
Duke tallur Demokratët dhe paralajmërimet e mediave për rrezikun e një “diktature” të Trump nëse ai fiton një mandat të dytë në detyrë, biznesmeni pa nga turma, qeshi dhe tha: “Unë jam një diktator”.
Pavarësisht aventurave të tij ligjore, sipas sondazhave Trump ka 60% të votave të republikanëve ndaj dy rivalëve të tij kryesorë: Nikki Haley dhe Ron DeSandis.
Një epërsi e paprecedentë.
Sulmi i paprecedentë në Kapitol tre vjet më parë mbetet një çështje thellësisht përçarëse në SHBA: një e katërta e amerikanëve dhe 44% e mbështetësve të Trump besojnë se policia federale (FBI) nxiti sulmin, sipas një sondazhi të Washington Post dhe të Universitetit të Maryland u botua këtë javë.
FBI njoftoi dje arrestimin në Florida të tre personave për pjesëmarrjen e tyre në këtë sulm. Gjatë hetimit 35 mujor, i cili ende nuk ka përfunduar, autoritetet kanë akuzuar më shumë se 1200 persona.
Më shumë se gjysma janë dënuar.
“Ata vuajtën mjaftueshëm”, tha Trump, duke iu referuar atyre. “Unë i quaj ata pengje. Disa njerëz i quajnë të burgosur”.
Më 4 mars, fillon gjyqi në Uashington, në të cilin Trump akuzohet se ka ushtruar presion për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
/abcnews.al