Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtrohet në spital, komplikime pas operacionit

schedule10:12 - 6 Janar, 2024

schedule 10:12 - 6 Janar, 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin është shtruar në spital për shkak të komplikimeve nga operacioni, njoftoi Pentagoni të premten.

Lloyd Austin u shtrua në Spitalin Ushtarak Walter Reed pranë Uashingtonit në mbrëmjen e 1 janarit për shkak të komplikimeve pas një operacioni, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes Pat Ryder, duke mos specifikuar as natyrën e komplikimeve dhe as kohëzgjatjen e shtrimit të tij në spital.

Kjo ishte deklarata e pare zyrtare  që u bë nga Washingtoni  mbi gjendjen shëndetësore të Sekretarit Amerikan të Mbrotjes, pasi ishin mediat ndërkombëtare ato që raportuan shtrimin në spital të Lloyd Austin.

Patrick Ryder, Sekretari i Shtypit në Pentagonin Amerikan deklaroi se Washingtoni nuk ka dhënë informacione zyrtare mbi këtë çështje për shkak të privatësisë dhe për faktin se gjendja shëndetësore e Austin ishte një ngjarje në zhvillim.

Ryder u shpreh se nuk mund të jepte një date se kur Sekretari Amerikan I Mbrojtjes mund të dilte nga spitali, ndërsa shtoi se është Zëvendës Sekretarja Amerikane e Mbrojtjes Kathleen Hicks që po zëvëndëson Austin.

Me një karrierë 41 vjeçare në ushtri dhe pasi doli në pension si general me 4 yje 4 yje në vitin 2016, Lloyd Austin 70 vjeç është krahu i djathtë i Presidentit Amerikan Joe Biden që mban një rol kyç sa i përket sigurisë kombëtare në Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al