Ka rënë në prangat e policisë, 20-vjeçari që përplasi të enjten me makinë kamionin në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”.
Si pasojë, u dëmtua vetë i riu dhe pasagjerja që udhëtonte më të.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur kamionin që drejtohej nga shtetasi 46 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë është dëmtuar vetë shtetasi i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al