Dita nis me mot të paqëndrueshëm, pasditja sjell vranësira dhe shi me intensitet të ulët

schedule07:10 - 5 Janar, 2024

schedule 07:10 - 5 Janar, 2024

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësira e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin, ku herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në veri dhe qendër të territorit.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin prezencë të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17- 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe intervaleve të shkurta më kthjellime. Parashikohet që pas mesdite të ketë afrim gradual të masave ajrore të ngrohta drejt territorit të Kosovës, duke bërë që të kemi shtim të vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Temperaturat e ajrit do të vijojnë konstante në vlerat minimale por një rënie e lehtë pritet në vlerat maksimale duke u luhatur nga 2°C më e ulëta në zonat malore deri në 15°C më e larta në zonat Perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor Por në mbrëmje pritet intensifikim i parametrit të erës.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin. Temperaturave të ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke u luhatur nga 2°C minimalja deri në 15°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor por gjatë natës forcohet deri në 30 km/h – 40 km/h.

Europa

Europa Veriore dhe ajo Lindore do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të konsiderueshme dëbore dhe ngrica të theksuara. Nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme mbeten Ishujt Britanikë ku do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë si edhe mini-stuhi të forta ere ndërsa nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten vendet e Europës Qendrore si edhe gadishulli Iberik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!