Egnatia ka befasuar ditën e sotme me një nënshkrim brenda vendit, pasi më parë kishte bërë me dije se do të kryente një merkato dimërore jashtë kufijve të Shqipërisë.
Mario Gjata ka firmosur zyrtarisht me skuadrwn rrogozhinase, ku mw parw ka luajtur pwr Teutwn.
Në faqen zyrtare të klubit të Egnatias, lajmërohet se Gjata ka nënshkruar një kontratë prej 2 vite e gjysëm me klubin që aktualisht kryeson tabelën e klasifikimit. Kujtojmë që Gjata është futbollist që ka dal nga akademia e Apolonisë së Fierit.
Më herët, sulmuesi 23 vjeçar ka provuar të luajë edhe me ekipin e Dinamos, por pa lënë gjurmë.
Në 13 takimet e zhvilluara në dy fazat e para me Teutën, Gjata shënoi vetëm një gol atë kundër Laçit në disfatën që durrsakët pësuan në kurbin me rezultatin e thellë 6-1./ h.ll/abcnews.al
View this post on Instagram