Juventusi ka mposhtur 2-1 skuadrën e Bolognas, sfidë e vlefshme për javën e tetë në Serie A. Golat nga Ronaldo dhe Pjanic zhvlerësuan rrjetën e Danilos, që barazoi provizorisht. Ylli portugez i Juventusit, Ronaldo, shënoi golin e tij të 701-të në karrierë dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Në minutën e 19-të, CR7 tregon të gjitha aftësitë e tij. Pasi driblon mbrojtësin kundërshtar, mposht gardianin Skorupski me një predhë në shtyllë të parë. Danilo barazoi 7 minuta më vonë për Bolognan, por Pjanic shënon në minutën e 54-ët, për t’i dhënë tri pikët e plota Juventusit./abcnews.al
Serie A, java 8
Juventus – Bologna 2-1
Ronaldo 19’, Pjanic 54’ / Danilo 26’