Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana largon krizën, Laçit s’i bën derman as Cungu

schedule18:54 - 19 Tetor, 2019

schedule 18:54 - 19 Tetor, 2019

Tirana rikthehet te fitorja pas tre ndeshjes, pasi ka mundur sot skuadrën e Laçit me rezultatin 2-1. Bardheblutë largojnë presionin dhe zhysin kështu kurbinasit, që sot kishin në pankinë edhe trajneri Armando Cungu. Ky i fundit pasoi Starovën dhe u rikthye te bardhezinjtë.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në renditje dhe ndan vendin e dytë me Partizanin. Teuta në krye ka vetëm një pikë më shumë. Laçi mbetet në vendin e tetë, me vetëm shtatë pikë të grumbulluara deri më tani. Kriza e pikëve vazhdon për kurbinasit.

Tirana e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e katërt me sulmuesin Ismael Dunga. Keniani me kokë mposhti portierin Stazhila, por kurbinasit reaguan menjëherë. Një kundërsulm i tyre u kthye në gol nga Nwabueze, i cili shënoi me një gjuajtje brenda zonës. Bardheblutë ishin gjatë gjithë kohës në sulm dhe rrezikuan disa herë. Në fundin e pjesës së parë ishte Cale që shënoi golin e epërsisë dhe që në fund rezultoi i fitores.

Në pjesën e dytë Tirana ishte më racionale dhe kurseu disi energjitë, pasi në mesjavë ka sërish ndeshje. Laçi tentoi të bënte diçka që të mos dilte i mposhtur, por e pati të vështirë të ccantë mbrojtjen vendase. Kështu 24 herë kampionët e vendit ruajtën epërsinë dhe morën një fitore me shumë vlera.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8
E shtunë, më 19 tetor, ora 14:00

TIRANA-LACI 2-1
Shënues:
Dunga 4′, Cale 44′ / Nwabueze 6′
TIRANA:
Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari (Halili 76′), Batha, Karabeci (Mucca 92′), Hasani, Cobbinah (Doka 74′), Cale, Dunga. Trajner: Ardian Mema

LAÇI: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu (Malcci 85′), Lushkja, Teco (Ymeri 54′), Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armand Cungu

Kartonë të verdhë: Cale 64′ / Deliu 40′, Fangaj 63′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!