Vajzat janë të forta dhe këtë e kanë treguar në një turne në sportin e kick-boksit, zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës. Në të morën pjesën vajza nga e gjithë Shqipëria, të cilat e ushtrojnë plot pasion këtë sport.
Ato bënë një paraqitje shumë të mirë, në këtë muaj që edhe i është dedikuar luftës kundër kancerit të gjirit. Në këtë turne morën pjesë gjashtë skuadra, të përfaqësuar nga 20 sportiste në total.
Vlora,Tirana, Durrësi,Shkodra, Gjirokastra, Elbasani dhe Fieri morën pjesë në turne. Ilda Lelo, kampione absolute e këtij, e ka cilësuar zhvillimin e këtij aktiviteti si mjaft të rëndësishëm dhe pozitiv. Sipas saj, në këtë mënyrë rritet ndërgjegjësimi i vajzave për t’u bërë pjesë e këtij sporti.
Në fund ka pasur edhe medalje për vajzat pjesëmarrëse, por qëllimi i këtij aktiviteti nuk ishte garimi për vende nderi, por ndërgjegjësimi për ta rritur dhe zhvilluar edhe më tej sportin e kick-boksit në vendin tonë. /abcnews.al