Pa LeBron nuk ka “festë”, James mungon, Lakers shënojnë humbjen e katërt radhazi

schedule12:16 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 12:16 - 22 Dhjetor, 2023

Pa LeBron James, Los Angeles Lakers kthehen në një skuadër të zakonshme. Kaliforninët jetuan humbjen e katërt radhazi, pasi u dorëzuan edhe përballë Minesota me shtatë pikë diferencë në shifrat e përgjithshme 118-111.

Vendasit morën kryesimin e sfidës që në periodën e parë, falë paraqitjes së shkëlqyer në Edwards. Nga ana tjetër, pa LeBron, ishte Anthony Davis që bëri gjithçka për të evituar humbjen e Lakers, por pa rezultat.

Në fund festa ishte për Minnesota, që vijon serinë pozitive në javët e fundit.

I ndryshëm diskutimi për Lakers që shënojnë disfatën e 14-të në këtë sezon të NBA dhe tani mbajnë vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit, por një tjetër yll i basketbollit amerikan vazhdoi shkëlqimin edhe në mbrëmjen e fundit.

Giannis Antentokounmpo udhëhoqi edhe një herë skuadrën e Milwaukee në fitoren 118-114 kundër Orlando.

Basketbollisti grek mbylli ndeshjen me dy shifra dopjo, 37 pikë, 10 topa në tabelë dhe 6 asist për shokët e skuadrës. Nuk qëndroi pas as Damian Lillard me 24 pikë në fitoren e Bucks, që vazhdojnë të mbajnë nën presion Celtics në krye të Konferencës së Lindjes.

Ndërkaq, suksese të rëndësishme në mbrëmjen e NBA siguruan edhe Oklahoma, Memphis dhe Chicago Bulls. /abcnews.al