Real Madrid udhëton sonte drejt Mallorcës dhe ekipi i Zidane do të tentojë të mos e lëshojë kreun e kampionatit spanjoll. Plot gjashtë lojtarë janë në dyshim për takimin e sotëm dhe dëmtimet janë shkaku kryesor.
Bale, Modric, Marcelo, Vasquez, Kroos dhe Mendy janë në dyshim për shkak të dëmtimeve, teksa e sigurt është mungesa e Eden Hazard. Belgu ka një gëzim familjar dhe i ka kërkuar lejë trajnerit.
Natacha Van Honacker, bashkëshortja e tij, pret të lindë fëmijën e katërt dhe Zidane e ka lejuar t’i qëndrojë pranë në një moment të tillë. Çifti ka tre djem: Yannis, Leo dhe Samy. Tani pritet fëmija i katërt dhe të gjithë në familjan Hazard shpresojnë që jetë vajzë. /abcnews.al

