VIDEO/ Lucas nxjerr “Galaktikët” kampionë të dimrit, Mallorca triumfon në “shtëpi” ndaj Osasuna

schedule23:36 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 23:36 - 21 Dhjetor, 2023

Pritej një fitore e “Galaktikëve”, por nuk pritej të ishte kaq e “vuajtur”. “Los Blancos” e Real Madrid arritë të triumfon, mbrëmjen e kësaj të enjteje, me rezultatin minimal, 0 me 1, transfertën e “Estadio Mendizorrotza”, edhe pse për më shumë se 45’ minuta ishin me 10 lojtarë në fushën e blertë.

Shkak për këtë u bë qendërmbrojtësi, Nacho Fernandez, i cili në mintuën e 54’-t kreu një ndërhyrje tejet të vrazhdë ndaj një prej kundërshtarëve, duke detyruar arbitrin Diaz de Mera, të nxjerrë menjëherë kartonin e kuq, mirëpo kjo nuk i ka frenuar “Galaktikët” e më konkretisht anëosrin e mbrojtjes Lucas Vasquez, i cili pasi merr një pasim nga Toni Kroos, në minutën e 92’-të të sfidës dërgon topin në rrjetën kundërshtare, për të “vulosur” fitoren e skuadrës së teknikut, Carlo Ancelotti.

Në krahun tjetër, në “Estadi Mallorca Son Moix”, vendasit e Mallorca kanë arritur të mbyllin me fitoren vitin 2023, teksa kanë mundur me rezultatin e ngushtë, 3 me 2, skuadrën e Osasuna. Golat e Nastasic, Rodriguez e Raillo, të shënuar në minutat 12’, 53’ e 62’ nxorrën të pavlefshëm golat e Ibanez e Raul, për të siguruar një fitore me shumë vlera.

Përsa i përket renditjes së re në La Liga, falë fitores në transfertën e Alaves, “Galaktikët” e Real Madrid e mbyllin si kampionë dimri vitin 2023, me plot 45 pikë, po aq sa skuadra e Girona, por me një golavarazh më të mirë, si dhe i kanë mundur këta të fundit në përballje direkte. Ndërkaq, Osasuna, Mallorca e Alaves renditen në vendet 12, 14 e 16 të renditjes me nga 19, 18 e 16 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI PAMJET: 

Alaves 0 – 1 Real Madrid

Mallorca 3 – 2 Osauna