Refuzimi i Negociatave, Rama justifikohet: Arsyeja, një përplasje mes “të mëdhenjve”

schedule17:36 - 18 Tetor, 2019

schedule 17:36 - 18 Tetor, 2019

Gjatë konferencës së sotme kryeministri Rama tha se, vendimi i mos hapjes së negociatave nuk ka të bëjë me detyrat e shtëpisë, pasi sipas kryeministrit ato janë bërë të gjitha. Rama tha se vendimi i mbrëmshëm ka të bëjë me një përplasje mes “të mëdhenjve” (shtetet anëtare të BE), të cilët kanë përplasje interesash.

Kjo që ka ndodhur është si rezultat e mosarritjes së konsensusit mes vetë atyre. Është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj që është thelbësore. Në këtë situatë cilido qoftë dhe të priste mbrëmë konsensus nuk do ta kishte marrë dot pasi tema ishte zhvendosur gjetkë. Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave. Rruga jonë është e njëjtë asnjë ndryshim. Ne do të vazhdojmë ti bëjmë për vendin tonë. Nëse kemi bërë një reformë në drejtësi që vazhdon dhe disa prej vendeve në Bashkimin Europian nuk i kanë bërë as kur kanë qenë anëtarë të BE. Ashtu sikundër do të vazhdojmë të përmirësojmë me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën po të Bundestagut dhe natyrisht në pritje të plotësimit të gjykatë kushtetuese. Do të vazhdojë më pas me pjesën tjetër lidhur me funksionimin më të mirë të shtetit dhe institucioneve jo sepse e ka vendosur gjermania, do ti bëjmë këto dhe të gjithë të tjerat pa ndryshuar asgjë. Kjo është një përplasje mes të mëdhenjve që është një qasje interesash. Por askush nuk e përjashton perspektivën e integrimit tonë si rajon në BE. Në fund të fundit procesi i integrimit është një proces i transformimit të brendshëm. Ata të cilët janë jashtë nesh dhe përfaqësojnë BE e thonë pa ekuivok që përgjegjësia është e brendshme e bashkimit evropian dhe është e papranueshme që këtu shtrohet diskutimi se Jo-ja e djeshme vjen si arsye e mospërmbushjes së kushteve nga ana jonë“, tha kryeministri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!