Që prej orës, 18:00, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po zhvillohet mbrëmja gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Më të mirët 2023”, nga ku do të vlerësohen me një sërë çmimesh shumë lojtarë talentë e profesionistë në Shqipëri.
Kanë filluar të shpërndahen edhe çmimet e para të mbrëmjes, ku gjithçka ka nisur me çmimet talentët e vitit, ku për vajza fituese ka dalë talentja e Vllaznisë, Klaudia Boçi, ndërsa për djemtë triumfator ka qenë, “ylli” i “bardhezinjve” të Laçit, Ledjo Tresa, si dhe të “Këpucës së Artë” për femra, ku kampione doli Valentina Troka, ndërsa për meshkuj, “bomberi” i Tiranës, Florent Hasani.
Më tej është vijuar edhe dhenia e çmimit për “Arbitrin më të mirë të vitit”, çmim të cilin e ka ftuar, arbitri goxha i njohur edhe në arenën evropiane, Enea Jorgji, me këtë të fundit, që mposhti Juxhin Xhajën dhe Eldorjan Hamitin.
Pas këtij çmimit është akorduar edhe çmimi “Trajneri i vitit 2023”, ku ish-teknikët e Kombëtares, Edi Reja e Gianni de Biasi ia kanë dorëzuar trofeun ish-“strategu” të “Bardhebluve” të Tiranës, Orges Shehi, i cili mposhti rivalitetin e Mirel Josës dhe Edlir Tetovës. /i.m /abcnews.al