Në Korçë “luftohet” për 3 pikë, publikohen formacionet e sfidës Skënderbeu-Laçi

schedule16:28 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 16:28 - 17 Dhjetor, 2023

Pas përfundimit të 4 sfidave të para, të javës të vlefshme, për javën e 17-të të Kategorisë Superiore, “korçarët” e Skënderbeut do të presin në “shtëpinë” e tyre, “bardhezinjtë” e Laçit, në një përballje, që pritet të jetë e luftuar, nga të dyja skuadrat.

Skënderbeut i duhet një fitore për t’u kthyer përsëri në katërshen e parë, ku ka qenë vazhdimisht në këtë pjesë të parë të sezonit, ndërsa Laçi është në kërkim të tre pikëve për t’u shkëputur nga zonat e ulëta të renditjes, ku ka rrëshqitur pas rezultateve të fundit aspak pozitive.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Dumfur, Merlim, Shaqe, Liço, Franklin, Rashica.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Dajsinani, Dajko, Silva, Kurti, Lima, Mjaki, Kryeziu, Qato, Myrta, Ujka, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa /i.m /abcnews.al