Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrihet akordi me “bomberin” nigerian, Victor Osimhen më i paguari në Serie A

schedule15:56 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 15:56 - 14 Dhjetor, 2023

Pas shumë muajsh përpjekje, “Blutë” e Napoli dhe “bomberi” nigerian, Victor Osimhen kanë arritur të gjejnë marrëveshjen, në lidhje me rinovmin e kontratës, të sulmusit, teksa mesditën e kësaj të enjteje është arritur akordi mes palëve dhe tashmë pritet vetëm hedhja e frimës në kontratën e ri, nga ana e pykës së sulmit napoletan.

Detajet e fundit janë zgjidhur gjatë takimit mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe agjentit Roberto Calenda, me kontratën aktuale, që përfundon në 2025-ën është zgjatur me një tjetër vit e përsa i përket pagës nga 4.5 mln euro në sezon, do të përfitojë 10 mln euro neto në sezon nga marrëveshja e re, duke e kthyer në futbollistin më të paguar në Serie A.

Sa i përket klauzolës, palët kanë rënë dakord që të jetë rreth 140 mln euro dhe të bëhet aktive në vitin 2024. Ndërkaq, kujtojmë se Osimhen ka nisur sezonin e katërt me kampionët në fuqi të Italisë dhe deri tani numëron 66 gola në të gjithë kompeticionet. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!